Telegrafi

BimBimma dhe Ergen si pjesë e NR, vijnë sonte si performancë befasi në “Into the Park Festival 2017”

Festivali “Into the Park 2017” vazhdon të sjell shumë befasi për adhuruesit e muzikës.

Ky festival vjen sivjet me 48 orë muzikë edhe dy skena – njëra në parkun e qytetit Karagaç, dhe tjetra gjindet në kilometrin e katërt me pamjen piktoreske, afër atraksionit turistik Zip Line ku do të performojnë Dj kosovarë dhe të huaj për 48 orë.

Festivali “Into the Park” zhvillon edicionin e tij të gjashtë kur edhe njëherë tenton që muzikën alternative kosovare dhe të huaj ta promovojë para audiencave më të mëdha në numër si dhe atraksionet turistike malore nga Peja si Zip Line, Via Ferrata dhe Parkun e Aventurave.

Sonte (e shtunë) në “Into the Park” do të ngjiten dy emra të njohur të muzikës, Ergen nga NR dhe reperi i njohur kosovar BimBimma.

Performanca e artistëve vjen si befasi për publikun, pasi deri më tani, pjesëmarrja e emrave të lartëpërmendur është mbajtur surprizë. /Telegrafi/