Reperi i njohur shqiptar, BimBimma ka publikuar edhe një projekt të ri muzikor.
Fjala është për këngën “Pare”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Buta.
‘Beatin’ e këtij projekti e ka bërë Cla$$ic, derisa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Faton Dolaku.
Kjo është kënga e katërmbëdhjetë e lansuar nga BimBimma në kuadër të albumit të tij të ri.
Javën e kaluar ai solli projektin “Mora testin” në bashkëpunim me Albulenën dhe ErgeNR, i cili u mirëprit nga publiku.
Ndryshe, reperi shqiptar është mjaft aktiv edhe në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/