Rep-artisti Bim Bimma ka thyer gjithmonë tabutë në tekstet e tij muzikore. Që nga hiti i tij “Zani i Skamjes” e deri në ditët e sotme, ai vazhdon të jetë njëri nga artistët më të preferuar nga një pjesë e madhe e popullsisë.
Këtë e ka dëshmuar edhe ditëve të fundit përmes këngës së tij më të re “Edhe sa”, e cila preku temat politike dhe zhvillimet në vend.
Por, një postim të cilin ai e ka bërë në rrjetin social Instagram, del jashtë këtyre përmasave, pasi Bimm Bimma ka publikuar një fotografi që nuk është parë më herët.
Duket se imazhi i publikuar ka qenë diku në arkivat e reperit, i realizuar në Kanada rreth 19 vite më parë.
Me gjithë ndryshimin në dukje, edhe pas tërë këtyre viteve, reperi është i njëjtë në stil dhe në qëndrimin e tij. /Telegrafi/