Telegrafi

Bim Bimma paralajmëron duet me Shaolin Gang

(Foto: nrbim)

Rep-artistët e njohur, Bim Bimma dhe Shaolin Gang, janë prej personazheve që kanë qëndruar me vite në skenë.

Ata kishin pasur bashkëpunime në të kaluarën, atëherë kur Bim kishte qenë pjesë e grupit NR, me Ergent Berishën.

Sidoqoftë, duket se ata sërish e kanë ndërmend të bashkojnë forcat, për të sjell në treg një bashkëpunim të ri.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa krijuesi i hitit “Zani Skamjes” ndau një imazh me DJ Blund dhe Real 1.

Postimi mori në numër të konsiderueshëm komentesh nga fansat, të cilët mezi prisnin diçka të re nga treshja.