Telegrafi

Bim Bimma ‘ngatërron’ Donald Trump me Hitlerin (Foto)

Reperi i njohur Bim Bimma ka qenë mjaft i përfolur muajt e fundit për shkak të kafshëve të tij në shtëpiake, ku u akuzua nga disa media online se ai përbën një rrezik për qytetarët, por që më pas u sqarua gjithçka nga vet reperi.

Ai është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Lexo po ashtu Shpërthejnë reperët, vërtetojnë pafajsinë e Bim Bimmas! Ai nuk përbën një rrezik për qytetarët (Foto)

Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram me anë të së cilës ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me zgjedhjen e presidentit Donald Trump në Amerikë.

Në foto vërehen dy figura, ajo e Trump dhe e diktatorit të njohur Adolf Hitler, gjersa poshtë tyre gjendeshin profilet bashkë me disa prej ideve të përbashkëta që kanë.

Fotografia e publikur nga Bim Bimma, me anë të së cilës krahason figurat e Donald Trump dhe Adolf Hitler. Foto nga: Instagram.

“Mirëmëngjesi Gjermani, oh më falni ‘Sieg Heil’ Amerika”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë, gjersa ‘Sieg Heil’ është një përshëndetje e njohur triumfuese e cila praktikohet mes diktatorëve.

Mesa duket reperi ka shprehur keqardhje për popullin amerikan të cilët sipas tij kanë bërë një zgjedhje të gabuar, duke bërë për president një ‘diktator’ siç e quan ai. /Telegrafi/