Reperi i njohur Bim Bimma ka qenë mjaft i përfolur muajt e fundit për shkak të kafshëve të tij në shtëpiake, ku u akuzua nga disa media online se ai përbën një rrezik për qytetarët, por që më pas u sqarua gjithçka nga vet reperi.
Ai është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.
Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram me anë të së cilës ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me zgjedhjen e presidentit Donald Trump në Amerikë.
Në foto vërehen dy figura, ajo e Trump dhe e diktatorit të njohur Adolf Hitler, gjersa poshtë tyre gjendeshin profilet bashkë me disa prej ideve të përbashkëta që kanë.
“Mirëmëngjesi Gjermani, oh më falni ‘Sieg Heil’ Amerika”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë, gjersa ‘Sieg Heil’ është një përshëndetje e njohur triumfuese e cila praktikohet mes diktatorëve.
Mesa duket reperi ka shprehur keqardhje për popullin amerikan të cilët sipas tij kanë bërë një zgjedhje të gabuar, duke bërë për president një ‘diktator’ siç e quan ai. /Telegrafi/