Bim Bimma sot feston ditëlindjen e tij të 33.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Burim Kursani është ndër artistët më të njohur dhe të pëlqyer të hip-hop skenës shqiptare, transmeton Telegrafi.
Megjithëse me muzikë ka filluar të merret që në vitin 1997, ai për masën arriti të bëhej i njohur pas vitit 2000 me grupin e tij NR dhe të gjithë i njohin rreshtat e famshëm të këngës “Afrim roboti”.
Bimi ka kohë që është ndarë nga grupi dhe ka vazhduar një karrierë shumë të suksesshme solo.
“Popllin tim” mban titullin kënga e fundit e reperit e publikuar para pak ditësh, të cilën e solli në bashkëpunim me Cyanide vetëm në versionin audio./Telegrafi/.