Reperi Bim Bimma do të vijë me dy bashkëpunime të veçanta.
Bëhet fjalë për Jetmir Hoxhën, i njohur në publik si Cyanide, me të cilin Bimi ka bashkuar forcat për të sjell dy projekte të reja muzikore.
Reperi për Telegrafin zbuloi se njëra nga këngët, e cila pritet të publikohet shumë shpejt mban titullin “Popllin tim”, ndërsa do të publikohet vetëm në versionin audio.
Meqenëse dy artistët në këngë trajtojnë temat e njëjta, bashkëpunimi mes tyre ishte mjaft i pritur dhe ata kanë vendosur që të mos ndalen me vetëm një këngë.
Cyanide do të jetë i ftuar edhe në albumin e ri të Bimit, ku do të publikohet bashkëpunimi i dytë, i titulluar “Jeta osht e shkurtë”.
“Të dy këngët e kanë tekstin konform situatës, gjendjes, kulturës, të dedikuara popullit, që i bie të jemi zëri i atyre që nuk u ndëgjohet zëri”, tha Bim Bimma.
Albumi i ri i rep artistit pritet që gati për publikim të jetë gjatë verës./Telegrafi/