Site icon Telegrafi

Bim Bima reagon për grafitet kundër Thaçit (Foto)

Kohët e fundit në qytetet kosovare janë paraqitur disa grafite, ku për motiv kanë politikanët kosovarë.

Njëra ndër to ishte edhe e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili u shfaq në muret e një prone publike të qytetit të Pejës.

Thaçi paraqitet i zhveshur, duke ia kërkuar postin e presidentit, Atifete Jahjagës. Autori ka treguar për koha.net se qëllimshëm është paraqitur Thaçi i zhveshur dhe kështu ka pyetur nëse kjo është seksizëm.

Megjithëse ka zgjuar reagimin negativ të shumë qytetarëve, kështu nuk mendon edhe rep artisti kosovar, Burim Kursani, i njohur më mirë si Bim Bima.

Ai ka thënë se “këto janë shprehje të formave artistike dhe vetëdijesim i popullit”.

Këto forma të shprehjes janë dënuar nga institucionet e vendit. Madje në Pejë, policia edhe është duke kryer hetime për tri rastet e paraqitjes së grafitit në muret e qytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version