Site icon Telegrafi

Billie Eilish thotë se trendi i fansave që hedhin objekte ndaj yjeve si rasti i Bebe Rexhës është i rrezikshëm

Hedhja e objekteve drejt yjeve të muzikës teksa ata performojnë në skenë është kthyer në temë diskutimi.

Edhe artistja e njohur amerikane, Billie Eilish thotë është mësuar që perfomancat e saj të jenë hit dhe të ndodhin shpesh të tilla situata.

“Unë jam goditur në skenë me gjëra të tilla për gjashtë vjet”, tha këngëtarja e “Bad Guy” për The Hollywood Reporter në premierën botërore të “Barbie”, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e njohur komentoi në lidhje me ngjarjet e fundit që artistët po kalojnë në skenë me sende të hedhura nga fansat në shfaqje live.

“Nuk e di pse kjo është si diçka e re”, tha ajo.

Megjithatë, këngëtarja e “Your Power” u sigurua të vinte në dukje: “Njerëzit thjesht emocionohen dhe mund të jetë e rrezikshme”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Ajo nuk është e panjohur për shfaqjet live, duke qenë se Billie ka performuar që në moshën 15-vjeçare.

Pas suksesit të këngës së saj hit “Ocean Eyes”, këngëtarja publikoi albumin e saj të parë të plotë në studio, “When We All Fall Sleep, Where Do We Go”, në 2019.

Megjithatë, bukuroshja kishte kryesuar tashmë turneun e saj të parë, “Don’t Smile At Me”, në vitin 2017, për të korresponduar me EP-në e saj debutuese me të njëjtin emër.

Që atëherë, Billie ka vazhduar të kryesojë pesë turne koncertesh shtesë gjatë gjithë periudhës së karrierës së saj muzikore deri më tani.

Turneu i saj i fundit, i titulluar “Happier Than Ever”, ishte dy vjet më parë.

Duke pasur parasysh përvojën e saj të gjerë duke performuar drejtpërdrejt në skenë, ylli i “Hotline” kuptoi se fansat që hidhnin gjëra në skenë shpesh e bënin nga dashuria.

“Kam ndjenja të përziera për këtë, sepse kur je atje lart është një shpërthim. Por ju e dini se kjo është për dashuri dhe ata thjesht po përpiqen të të japin diçka”, tha këngëtarja e “Hostage”.

Megjithatë, ajo kishte një mesazh për fansat e muzikës live kudo që mund të ishin të etur për t’i hedhur gjëra artistit të tyre të preferuar – “E kuptojmë, por mos e bëj”.

Ndërsa kryesuesja e Coachellas u përpoq të ndjente empati me fansat, ajo pranoi: “Është absolutisht tmerruese kur je atje lart”.

“Ju jeni në një pozitë të cenueshme”, shtoi Billie.

Këngëtarja e “Bury A Friend” do të dalë sërish në turne pas regjistrimit të këngës “What Was I Made For”, për kolonën zanore të “Barbie”.

Performanca e saj e radhës live do të jetë në Lollapalooza në gusht.

Albumi i saj i radhës i shumëpritur “Roses”, thuhet se do të publikohet më 6 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version