Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka pak ditë që ka nxjerrë në shitje albumin e saj të tretë në karrierë.
“You & I” titullohet albumi i saj i ri, i cili njëherësh është i pari që publikohet pas nënshkrimit të kontratës së saj të re me shtëpinë diskografike.
Ky album ka filluar menjëherë të shënojë sukses, duke u ngjitur i pari në listën e albumeve më të dëgjuar të momentit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe i dyti në botë – sipas iTunes.
Rita dhe BMG kanë investuar shumë në promovimin e këtij albumi, i cili prej ditësh është duke u shfaqur në “billboard”-et më të mëdha të botës.
Së fundmi, Ora publikoi një video ku shihej teksa “You & I” promovohej në një “billboard” gjigant në Mexico City.
Pak ditë më parë, artistja e lindur në Prishtinë kishte pozuar edhe pranë disa “billboard”-eve në Gjermani, të cilat shfaqnin koopertinën e albumit të saj.
Por më i përfolur mbetet “billboard”-i në Leichester, ku ajo talli publikisht reklamën e tenistit serb Novak Djokovic si diçka të pavlerë, teksa priste që të shfaqej reklama e albumit të saj.
Rita Ora përndryshe e ka cilësuar albumin e saj të ri si një ditar personal të viteve të saj të fundit, pasi të gjitha këngët marrin frymëzim nga jeta e saj private dhe dashuria që ka për bashkëshortin, regjisorin Taika Waititi.
Këngëtarja shqiptare arriti një partneritet me gjigantin diskofrafik BMG, të cilët si rrallë ndonjë artisti, i kanë dhënë asaj 100 për qind të fitimeve dhe të drejtave autoriale mbi muzikën e saj. /Telegrafi/