“Zoti i bekoftë shqiptarët, të gjithë shqiptarët” – tha Bill Klinton për dritare.net, në fund të takimit që pati me shqiptarët në Bronx, tre ditë, para se Hillary Clinton të kërkojë votën e tyre, në zgjedhjet e së martës në Nju Jork.
Ndërsa kongresmeni Eliot Engel, i pyetur nga dritare.net se çfarë mendon për kryeministrin Rama, që sulmon Trump dhe mbështet Clinton, tha duke qeshur: “Sigurisht që kryeministri shqiptar ka të drejtë”.
Ndërkaq, takimi vazhdon dhe dritare.net do të sjellë intervista të tjera dhe më shumë info pas pak.