Telegrafi

Bilic: Për Arsenalin, ndeshja ndaj nesh vendimtare

Bosi i West Hamit, Slaven Bilic, ka pranuar se ndeshja e të shtunës ndaj Arsenalit mund të thyejë sezonin e të dyja skuadrave e sidomos të Arsenalit.

West Hamit i duhet fitorja për të qenë në luftë për top katërshe, teksa Arsenali po kërkon fitore për të mbetur në luftën për titull.

“Eshtë ndeshje e madhe, një derbi londinez para së gjithash”.

“Sezoni po shkokn drejt fundit dhe është shumë me rëndësi për ata që të fitojnë. Ne po luftojmë, qoftë për Evropë, qoftë për Ligën e Kampionëve”.

“Ata kanë në letër gjasa, por ata e pranojnë se duhet t’i fitojnë të gjitha ndeshjet”.

“Kjo ndeshje vlen shumë. Ne duhet të fitojmë pikët që të qëndrojmë në luftë për vendin e tretë”, deklaroi Bilic.