Site icon Telegrafi

Biletat për ndeshjen Kosovë-Bullgari, mbi 11 mijë shiten brenda dy orëve

Shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”, Kosovë – Bullgari, ka nisur sot (e hënë) më 11 mars dhe janë shitur brenda dy orëve mbi 11 mijë bileta.

FFK përmes platformës së shitjes së biletave onlone ka vazhduar edhe për dy ndeshjet me Danimarkën (miqësore) dhe Bullgarinë e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.

Procesi i shitjes së biletave për dy ndeshjet është ndarë me qëllim që të shmanget mbingarkesa dhe rënia e sistemit e platformës te ‘Tiks.app’.

Trendi i shitjes për ndeshjen me Danimkarkën edhe pse miqësore ka ecur shumë mirë, po ajo që ka befasuar tej mase është ndeshja me Bullgarinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Sa i përket ndeshjes me Bullgarinë janë shitur mbi 10 mijë bileta deri më tani.

Bileta në lindje janë shitur të gjitha, ndërsa kanë mbetur pak pas porte dhe në sektoret e shtrenjta VIP.

Deri në ditën e ndeshjes ka mbi dy javë dhe pritet që stadiumi ‘Fadil Vokrri’ të jetë i stërmbushur. /Telegrafi/

Exit mobile version