Site icon Telegrafi

Biletat në shitje, por në këtë qytet nuk ka pikë të shitjes – revoltohen qytetarët!

Kompania  që do të bëjë shitjen e biletave Kosovë – Kroaci, “Money Gram”, ka bërë të ditur numrin e biletave që do të dalin në shitje.

Sipas tyre në shitje do të jenë 10200 bileta, të cilat do të shiten në pikat kryesore të kësaj kompanie në Kosovë.

Biletat do të dalin në shitje sot, kurse çmimet janë 7, 15, 20, 55 dhe 130 Euro (VIP).

Qytetarët e Mitrovicës janë ankuar pasi në këtë qytet nuk ka pikë shitje sipas asaj që ka publikuar ‘Money Gram’.

Ish udhëheqësi i tifo grupit të njohur mitrovicas Torcida, Adnan Musa, ka kritikuar FFK-në duke thënë se Mitrovica si qytet i sportit është anashkaluar dhe se mos të harrojnë se Mitrovica është Kosovë.

Kosova do të përballet me Kroacinë me 6 tetor. /Telegrafi/

Në këto pika mund t’i blini biletat

Exit mobile version