Site icon Telegrafi

Biletat e fazës së dytë të Festivalit Unum shiten në kohë rekord – Vetëm 10% të biletave kanë mbetur

Vetëm pak javë kanë mbetur nga festivali i shumëpritur Unum, dhe organizatorët kanë njoftuar se 90% e biletave janë shitur, duke e bërë një nga eventet më të nxehta në rajon gjatë këtij viti.

Festivali Unum i këtë viti ka një lineup mbresëlënës prej mbi 90 artistësh ndërkombëtar dhe lokal, duke përfshirë disa nga emrat më të mëdhenjë të muzikës elektronike.

Adhuruesit e muzikës elektronike në qershor do kenë mundësinë të kërcejnë për 6 ditë e 6 netë nonstop nën tingujt e: Marco Carola, Hot Since 82, Ricardo Villalobos, Beduin, Sonja Moonear dhe shumë të tjerë.

Festivali do të zhvillohet në plazhin idilik të Shëngjinit, në Shqipëri dhe premton të jetë një eksperiencë e paharrueshme për të gjithë ata që do të marrin pjesë. Nga data 1 deri më 6 qershor, të pranishmit e festivalit mund të zhyten në muzikën dhe kulturën e rajonit, duke shijuar një mjedis të bukur të bregdetit shqiptar.

Unum Festival është shndërruar tashmë në një prej festivaleve më të pritura të vitit në Shqipëri. Me një line-up kaq të plotë, është e zakonshme që biletat të shiten në kohë rekord, dhe tani vetëm 10% e tyre janë në dispozicion për blerje. Biletat në këtë fazë kushtojnë 59 euro dhe pas përfundimit të kësaj faze, do të jenë në dispozicion me çmim 79 euro. Biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të Festivalit Unum ose përmes partnerëve të tyre zyrtarë të biletave, Rave dhe Gowild.

Opsionet e akomodimit janë gjithashtu të disponueshme përmes web faqës të Unum Festival, me një sërë opsionesh që i përshtaten të gjitha buxheteve.

Drejtohuni tek www.unumfestival.com për detaje të plota dhe informacione tjera për biletat dhe akomodimet.

Exit mobile version