Site icon Telegrafi

Bileta e autobusit falas për nënat dhe vajzat në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka menduar një dhuratë të veçantë për zonjat dhe zonjushat e kryeqytetit.

E kthyer tashmë në një traditë, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka menduar për të gjitha gratë dhe vajzat e qytetit: transporti publik do të jetë falas për to. Që në orët e para të mëngjesit e deri në mbrëmje do të kenë mundësi të lëvizin falas(transport publik).

“Nesër zonjat dhe zonjushat e kryeqytetit do ta kenë biletën falas nëse përdorin transportin publik. E di që kemi ende shumë rrugë për të bërë me transportin publik, por kjo është një mënyrë për të kujtuar të gjitha zonjat dhe zonjushat që vetëm e zbukurojnë këtë qytet dhe mbajnë familjet tona në këmbë”, ka deklaruar dje Veliaj. /ATSH/Telegrafi/

Exit mobile version