I dërguari i posaçëm i OKB-së për Ballkanin, Karl Bildt, në profilin e tij në “Twitter” shkruan se do të pasojnë negociata të gjata për formimin e një koalicioni qeverisës, i cili, sipas tij, duhet të jetë një version i tanishëm.
“Unë mendoj se negociatat e gjata për një koalicion do të pasojnë, por me siguri do të shohim një version të qeverisë aktuale në vitet e ardhshme, si rezultat i zgjedhjeve të djeshme”, thotë Bildt pas zgjedhjeve të djeshme në Maqedoni./Telegrafi/
I guess lengthy coalition negotiations will follow, but most likely ?? will see a version of the present government during the next few years as a result of yesterday’s election. https://t.co/3ggdMXOESU
— Carl Bildt (@carlbildt) July 16, 2020