Site icon Telegrafi

Bild: Policia e Maqedonisë po keqtrajton refugjatët

Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se ka ankesa sa i takon trajtimit të emigrantëve në kufirin me Maqedoninë.

Kjo gazetë citon disa organizata civile të cilat theksojnë se është shtuar keqtrajtimi i emigrantëve në vijën kufitare mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Duhet doemos të ketë kushte më të mira, më dinjitoze dhe më humane për qëndrimin e tyre këtu”, tha Muhamed Arif nga UNHCR.

Për nesër është paralajmëruar vizita e përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës për migrim dhe refugjatë Thomas Bocek i cili në ditët në vijim do të inspektoj gjendjen në kampet e refugjatëve në Greqi dhe në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version