Nico Williams vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për repartin e sulmit.
Gjiganti katalunas po bënë të pamundurën për ta transferuar sulmuesin anësorë të Athletic Bilbao, pasi ai është dëshira numër një e trajnerit Hansi Flick.
Athletic Bilbao megjithatë ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës, e cila ishte prej 50 milionë eurove.
Katalunasit nuk po heqin dorë, pasi duan që ta kenë sulmuesin spanjoll me çdo kusht në skuadër.
Sport ka raportuar se drejtuesit e Barcelonës po përgatitin një tjetër ofertë, ku kësaj radhe do të përfshihet edhe një futbollist.
Barcelona do t’i ofrojë Bilbaos 65 milionë euro plus shërbimet e mbrojtësit bask Inigo Martinez për të arritur te Nico Williams.
Dëshira e lojtarit është t’i bashkohet Barçës dhe të luaj me mikun e tij të ngushtë Lamine Yamal, derisa tani mbetet të shihet nëse Bilbao do të kënaqet me ofertën e dytë të Barcelonës. /Telegrafi/