Athletic Bilbao ka njoftuar se trajneri Ernesto Valverde do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Strategu spanjoll është lidhur me postin e trajnerit te Barcelona, ashtu që ky njoftim pritet t’i shtojë gjasat që ai ta zë vendin e Luis Enriques.
Enrique ka njoftuar që në muajin mars se do ta lë pozitën e trajnerit të katalunasve kur të përfundojë sezoni aktual.
Favoriti kryesor për ta zënë vendin e tij është pikërisht Valverde dhe tashmë pritet intensifikimi i spekulimeve.
Presidenti i Barcës, Josep Bartomeu, ka bërë të ditur se trajneri i ri do të caktohet më 29 maj.
Valverde është në krye të Bilbaos që nga viti 2013, ndërsa e ka fituar Superkupën e Spanjës në vitin 2015. /Telegrafi/
Ernesto Valverde no continuará como entrenador del primer equipo https://t.co/s5PglMB2Wq #athletic
— Athletic Club (@AthleticClub) May 23, 2017