Site icon Telegrafi

Bilanci i  COVID-19, 7,798 raste aktive, 768 të vdekur dhe 16,226 të shëruar   

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 24.792 raste nga 108.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 768 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.798.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë marrë masa të tjera për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, të cilat pritet të votohen në Qeverinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj njoftoi se masat e reja duhet të zbatohen strikt dhe duhet veprime urgjente në masa më të ashpra.

“Mbledhja e sotme e Komiteti për menaxhimin e Pandemisë, ishte e karakterit informues dhe efektin e vendimit të Qeverise për masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë. Situata është e njëjtë si në shtetet e rajonit, por sistemi ynë shëndetësor është i ndryshëm, kapacitetet tona spitalore nuk janë në situatën më të mirë, andaj përtej statistikave me të infektuar, kemi shtim të rasteve të hospitalizimit. Për të mos pasur situatë të jashtëzakonshme me të infektuar edhe me të hospitalizuar, kërkohet zbatim strikt i masave dhe veprime urgjente dhe masa më të ashpra. Në tërë këtë situatë, shkollat fillore dhe të mesme do të jenë të hapura por me mbikëqyrje si deri më tani, ndërsa universitetet vazhdojnë me ligjërata online. Masat janë adresuar për miratim në Qeveri dhe Kabineti qeveritar pritet të votoi për to”, shkroi Zemaj.

 

 

Exit mobile version