Analistët politik në Maqesoni, informojnë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) është nën presion të madh nga ana e partive politike, veçanërisht ty atyre në pushtet. Analisti Mersel Billali për “Radio Evropa e Lirë”, theksoi se partia më e madhe në pushtet, nuk po lejon që KSHZ të mbarojë punën se saj në përputhje me ligjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bëhet fjalë për shkelje drastike të institucioneve, veçanërisht ndaj Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga ana e OBRM-PDUKM-së, e cila nuk lejon që në mënyrë institucionale dhe ligjore të konstatohet realiteti që ka të bëjë me procesin zgjedhor”, deklaroi për “Radio Evopa e Lirë”, Mersel Billalli./Telegrafi/