Publikimi i imazheve atraktive që nuk e lënë askënd indiferent, tashmë është diçka e rëndomtë për Arta Nitajn.
Modelja, aktorja dhe moderatorja e bukur tërheq vëmendjen e faqeve rozë sa herë që shpërndan fotografi të reja.
Dhe derisa jemi në sezonin e verës, në profilet të famshmeve në rrjetet sociale dominojnë pozat me bikini.
Këtu nuk bën përjashtim as Arta, e cila gjatë të shtunës ka publikuar fotografi joshëse.
E veshur me bikini të zeza, duke vënë në plan të parë hiret e saja dhe linjat për të cilat është e njohur, bukuroshja mahnit me dukjen e saj. /Telegrafi/