Site icon Telegrafi

Me bikini pranë Marios, Kim reklamon bashkëpunimin me artistin shqiptar të makijazhit

Mario Dedivanovic dhe Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Kim Kardashian ka kaluar kohë me artistin e saj të preferuar të makijazhit, Mario Dedivanovic.

Dyshja e kanë promovuar bashkëpunimin e tyre kozmetik duke pozuar para pasqyrës, ndërsa xhirimin e kanë publikuar në Instagram.

Ky publikim ka ardhur pas spekulimeve se Kim e ka ndërprerë bashkëpunimin me artisten e makijazhit, Joyce Bonelli, me të cilën ka bashkëpunuar për shumë vite.

Lexo po ashtu Lajmet për MARION

Në videon e publikuar, 37-vjeçarja ka të veshur një kostum të ngushtë larjeje, ndërsa e mban telefonin në dorë.

Kardashian dhe stilisti shqiptar i kanë publikuar disa xhirime duke reklamuar koleksionin “KKW x Mario”, me ç’rast i kanë inkurajuar fansat që të kontrollojnë faqen zyrtare të produkteve.

Shqiptari nga Mali i Zi ka punuar me Kimin që nga viti 2008, ndërsa ndër bukuroshet që ai rregullon janë edhe Chrissy Teigen e Chanel Iman, si edhe shumë aktore të njohura hollivudiane.

Ai është po ashtu shumë i njohur për “Makeup Masterclass” që tërheq mijëra njerëz në organizimet e tij anekënd botës. /Telegrafi/

Exit mobile version