Telegrafi

Me bikini nga plazhi, Geta Beqa tregon si të formësoni pjesën e pasme

(Foto: Instagram/GettaBeqa)

Geta Beqa është e njohur për format fizike trupore, ndërsa linjat e saja i ka ndërtuar falë angazhimeve të vazhdueshme sportive.

Instruktorja e popullarizuar e fitnesit ka fituar çmime të shumta falë formave trupore, prandaj është shembulli që duhet ndjekur për një fizik të dëshirueshëm.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon imazhe nga përditshmëria e saj dhe ushtrimet që i bën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Geta Beqën

Këto ditë, ka publikuar video në Instagram, përmes të cilave tregon si të formësoni pjesën e pasme të trupit.

Geta shfaqet në plazh, e veshur me bikini, teksa i bën disa ushtrime trupore.

Ndërsa gjatë ditës së martë, ajo ka publikuar një fotografi të sajën duke i vënë në plan të parë këmbët e tonifikuara.

Beqa numëron mbi 127 mijë ndjekës në Instagram dhe gjithmonë tërheq vëmendjen e tyre me imazhet që i poston në këtë rrjet social. /Telegrafi/