Telegrafi

Me bikini dhe ulur mbi të dashurin e saj, Erjona ngacmon imagjinatën

(Foto: Instagram/erjona_sulejmani)

Erjona Sulejmani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së faqeve rozë përmes imazheve që i shpërndan në rrjetet sociale.

Modelja shqiptare tash e një kohë ka nisur një romancë dashuri me aktorin italian, Alessandro Basciano.

Ajo është duke e shijuar lidhjen e protagonistin e “Uomini e Donne”, ashtu që nuk heziton të shpërndajë imazhe të përbashkëta në rrjetet sociale.

(Foto: Instagram/erjona_sulejmani)

Në profilin e saj në Instagram, Erjona – e cila është nënë e një djali, ndiqet nga më shumë se 305 mijë fansa, ndërsa publikon fotografi nga jeta personale dhe profesionale.

Lexo po ashtu Erjona duket e lumtur krah partnerit të saj

Këto ditë, ajo ka publikuar disa imazhe në këtë rrjet social, ndërsa ka spikatur fotografia, në të cilën bukuroshja shfaqet me bikini ulur në prehrin e partnerit të saj. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/erjona_sulejmani)