Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po shijon disa ditë të mira pushimi.
Këtë fundvit, ajo bashkë me familjen e saj kanë zgjedhur ishullin luksoz Barthelemy, për të kaluar disa ditë së bashku.
Rita shkroi në Instagram se ky pushim për të është më se i merituar, pas një pune të gjatë dhe të mundshme gjatë vitit, në tentim për të promovuar albumin, mbajtur koncertet e planifikuara por realizimin e kampanjave të ndryshme.
Ora është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga vendet që viziton.
Së fundmi teksa po shijon pushimet në një vend ekzotik dhe me mot të ngrohtë, Rita nuk i ka kursyer për fansat imazhet me bikini.
Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah fizikun e saj.
“Kapiteni thotë: Të lutem mos vish asgjë me shkëlqim që do të tërheqë peshqit. Unë”, ka shkruar 29-vjeçarja në mbishkrimin e disa fotografive, ku u shfaq mjaft atraktive në bikini, teksa lundronte me një anije. /Telegrafi/