Telegrafi

BIK-u reagon ndaj incidentit me imamin në Podujevë, mbyllet përkohësisht xhamia

Këshilli i Bashkësisë Islame ne Podujevë, ka njoftuar se pas incidentit të djeshëm në xhaminë e fshatit Halabak, ka vendosur që ta mbyll përkohësisht këtë xhami.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë është i shqetësuar dhe e dënon incidentin e ndodhur mbrëmë afër xhamisë së fshatit Halabak.

Njoftojmë opinionin publik se ne më parë për atë xhami kishim lëshuar autorizim për kryerje të riteve fetare deri në një vendim i cili do të ishte unifikues për të gjithë banorët e atij fshati”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Nuk u pajtuan me imamin në xhaminë e Podujevës dhe e penguan atë, policia në kërkim të të dyshuarve

BIK-u më tej ka theksuar se tani kur pakënaqësitë janë thelluar, ne përkohësisht e kemi mbyllur xhaminë, deri në një vendim tjetër.

“Bashkësia Islame tërë angazhimin e saj po e bënë për të ruajtur qetësinë mes banorëve. Duhet ditur se xhamitë janë vend paqeje dhe i qetësisë shpirtërore, ndaj bëjmë thirrje për përmbajtje dhe mirëkuptim deri te një vendim sa më unifikues”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/