Bashkësia Islame e Kosovës ka informuar se personi i arrestuar në Fushë Kosovë nuk është iman dhe as teologë islam.
BIK në një njoftim për media thotë se personi i arrestuar nuk është pjesë e Këshillit të Bashkësisë Islame.
“Sqarim për opinion
Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam.
Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut.
Këshilli i BI-së, Fushë Kosovë”.
Ndryshe, Telegrafi ka raportuar sot se është arrestuar një person që ka ofruar shërbime të hoxhallarëve dhe person ky i njohur për komunitetin e kësaj komune.
Telegrafi nga burimet e saj nga komuna e Fushë Kosovës ka mësuar se personi i arrestuar është me prejardhje nga Prizreni, ndërsa i njëjti ka ofruar shërbime të ndryshme në Fushë Kosovë, të njohur si ‘mjekësi popullore dhe shërbime të hoxhallarëve. /Telegrafi/