Taulant Xhaka nuk ka pasur një fillim të mirë këtë edicion me Baselit në elitën e futbollit zviceran.
Në nëntë ndeshjet e para në Superligën e Zvicrës, Baseli nuk ka arritur të marrë më shumë se 14 pikë që është pak për një klub të madh.
Kampionët në fuqi të Zvicrës kanë mbetur gjashtë pikë mbrapa liderit Young Boys Bern dhe janë në pozitën e katërt.
Por në fillim të edicionit me paraqitje të mirë nuk u dallua as Taulant Xhaka.
Në disa ndeshje Xhaka mbeti në bankën rezervë pasi nuk u preferua nga trajneri i Baselit, Raphael Wicky.
Kjo ka bërë që ylli i Kombëtares së Shqipërisë të humbasë vlerën në tregun e transferimeve.
Ueb faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve, ‘Transfermarkt’, ka përditësuar vlerën e Xhakës.
Nga katër milionë euro sa kushtonte ish-anëtari i Grasshopper, tani kushton një milionë më pak.
26-vjeçari synon të rrisë formën e tij për ta ngritur përsëri çmimin e tij në tregun e transferimeve.
Kujtojmë që së fundmi Xhaka është rikthyer edhe në Kombëtaren e Shqipërisë pasi ka marrë ftesë për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë. /Telegrafi/