Mesfushori i Lazios, Lucas Biglia, nuk është i interesuar ta vazhdojë kontratë me skuadrën aktuale.
Kjo ka bërë që Chelsea të futet në garë për lojtarin sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport.
Kapiteni i Lazios, nuk ka marrëdhënie të mira me presidentin e klubit Claudio Lotito dhe kontrata e tij mbaron pas 12 muajsh.
Antonio Conte prej kohësh ka shfaqur interesimin për të dhe mund të ketë ofertë që në këtë afat, por gjithmonë sipas gazetës italiane bisedimet kanë ngecur paksa.
Në anën nuk mungojnë as ofertat nga MLS me Atlanta United që e do argjentinasin. /Telegrafi/