Telegrafi

Bigem publikon këngën e re “Ani ani”

Bigem (Foto: Youtube)

Reperi i njohur Milot Hasangjekaj, i njohur si Bigem, ka publikuar këngën e tij më të re.

“Ani ani” titullohet kënga e tij e re, e cila është punuar nga Dorant Beats, gjersa vargjet e tekstit janë shkruar nga Imperialb dhe Bigem .

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip i cili i përshtatet mjaft mirë këngës, dhe sjell një atmosferë verore.

Bigem (Foto: YouTube)

Ana vizuale është realizuar nga Black Fish Enterteinamnt, label në të cilin bën pjesë reperi.

Ndërkohë, përveç kësaj kënge, Bigem ka bërë të ditur se gjatë muajve në vazhdim do të sjellë edhe projekte të tjera.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai vazhdon të jetë shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme, në shumicën prej të cilëve performon së bashku me Gencin si “Etnon”. /Telegrafi/