Big Sean ka bërë një deklaratë bombastike së fundmi në lidhje me reperin Kanye West.
Artisti amerikan tha se Kanye i ka borxh gjashtë milionë dollarë apo 4.5 milionë funte gjatë një interviste dhënë për “Drink Champs”.
Sean u shfaq në episodin e së premtes së kaluar (17 dhjetor), ku ai u tha prezantuesve NORE dhe DJ EFN: “Kam vënë të paktën 30 milionë dollarë në xhepin e Westit ose më shumë, dhe ai më ka borxh para”.
Sean, i cili kishte nënshkruar me labelin GOOD Music të West përpara se të lansonte të tijën në tetor, tha se shpenzoi ‘qindra mijëra dollarë’ duke audituar labelin e tij ‘duke menduar se Universal më kishte borxh këto para dhe paratë i ishin paguar GOOD Music’.
“Më lejoni të të pyes vëlla, nëse dikush të ka borxh 500,000 dollarë, si do të ndiheshe?”, Sean pyeti moderatorin, duke rritur gradualisht shumën në fjalë deri në gjashtë milionë dollarë.
“Po sikur të të kenë borxh, vëlla? Dhe ju u paraqitët për ta dhe i bëtë të gjitha këto gjëra, dhe ata kanë miliarda?”.
33 vjeçari shtoi më tej se bashkëpunimi me Kanye është një nga ‘gjërat më të gabuara që ka bërë’.
“Por sa herë që Kanye më ka telefonuar, çdo herë pa marrë parasysh se çfarë po bëja, brenda një dite jam kudo që është ai, qoftë për të kontribuar për të në studio, qoftë për të kontribuar në një linjë. Unë kam udhëtuar nëpër botë për këtë njeri, sa herë që ai kishte nevojë”, vazhdoi Big Sean.
Kanye nga ana tjetër nuk ka bërë akoma ndonjë reagim lidhur me deklaratat e Big Sean. /Telegrafi/