Këngëtarja tetovare Besjana Kasami, e njohur si Big Mama, sapo ka mbaruar xhirimet e një tjetër projekti të ri të cilin e ka xhiruar në qytetin e Ohrit.
Duke qenë se sezoni i verës është akoma aktual, Bigu vjen me projektin e tretë për këtë verë pas lancimit të klipit ‘’Bone n’club” dhe “Me temina”, transmeton Telegrafi.
Kënga e re e këngëtares titullohet ‘’Loca’’ dhe do të vijë në bashkëpunim me reperin Gasso.
Pas këtij projekti Bigu do të nis realizimin e një kënge dhe videoklipi tjetër të titulluar “Milion”, i cili do të vijë disa javë më vonë pas bashkëpunimit me Gasson. /Telegrafi/