Telegrafi

Big Mama tallet teksa i drejtohet mjekut që e dobësoi: Më bëj të bukur ose do të vras

Besjana Kasami, e njohur si Big Mama, tashmë ka nisur ta merr nofkën “seksi mama”.

Këngëtarja shqiptare tashmë ka fituar linjat joshëse trupore pas heqjes në mënyrë artificiale të disa kilogramëve të tepërt.

Bukuroshja jonë e ka falënderuar mjekun që u përkujdes Hayati Akbas, i cili kishte bërë ndërhyrjen kirurgjike.

“Bëmë më të bukur ose do të vras. Të dua shumë miku im. Prej se ke hyrë në jetën time, ke ndikuar shumë. E gjithë familja ime të do shumë”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja në Instagram.

Big Mama kishte pohuar se ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë të operimit dhe e kishte jetën në rrezik.

Ajo sërish do të kryej disa operacione estetike që janë të parashikuara pas ndërhyrjes kryesore kirurgjike.

Këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/