Telegrafi

Big Mama pjesë e emisionit të dytë të “VIP Dado”, bëhet ‘dado’ në një çerdhe fëmijësh

“VIP Dado” tashmë ka nisur transmetimin dhe për çdo javë do të jetë në ekranet tona televizive.

Formati, i cili sjell figura të njohura të fushës së artit, këtë herë në një rol të tillë e ka shfaqur këngëtaren Big Mama.

Kjo e fundit është shndërruar në një dado në emisionin e dytë njëherësh të parin me mysafirë, marrë parasysh që është shumë e afërt dhe e dashur me fëmijët.

Big Mama në emisionin e dytë të VIP Dado (Foto: YouTube)

Ajo është shoqëruar nga aktori dhe tani prezantuesi Edi Kastrati deri tek një qendër e fëmijëve dhe do të kujdeset për ta gjatë gjithë ditës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga VIP Dado

Pas takimit me fëmijët, Besiana Kasami (emri i vërtetë i Big Mamës) fillimisht ua ka ndërruar pelenat e më pas me procedurat e tjera.

Big Mama në emisionin e dytë të VIP Dado (Foto: YouTube)

Siç ka karakterin dhe energjinë pozitive, këngëtarja është munduar të argëtohet me ta duke biseduar e duke luajtuar me lodra.

Në “VIP Dado” në vazhim do të mund t’i shihni edhe shumë personazhe të tjerë publik në rolin e kujdestarit të fëmijëve.

Big Mama në emisionin e dytë të VIP Dado (Foto: YouTube)

Më poshtë ua sjellim videon e plotë të emisionit të dytë të “VIP Dado”:

/Telegrafi/