Big Mama tashmë ka fituar linjat që i ka dëshiruar tërë jetën.
Krahas punës rreth projekteve të reja muzikore, këngëtarja ka realizuar edhe një fotoshoting.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa prej imazheve të sesionit fotografik teksa shihet në formë të lartë.
Artistja që në realitet quhet Besjana Kasami, ka pohuar se ndihet e motivuar dhe më e fuqizuar se kurrë në jetë.
“Ndihem në krye të botës, ndihem e pabesueshme, ndihem e motivuar, ndihem e fuqizuar. Unë jam mjeshtrja e fatit tim”, ka shkruar me këtë rast shkupjania në Instagram.
Bukuroshja jonë ditë më parë e ka falënderuar mjekun që u përkujdes për humbjen e peshës, Hayati Akbas, i cili kishte bërë ndërhyrjen kirurgjike.
Ndryshe, ajo pritet të sjell gjatë kësaj vere një këngë të re gjersa do të mbajë edhe disa koncerte. /Telegrafi/