Besjana Kasami i ka dhënë fund spekulimeve nëse vuan prej ndonjë sëmundje të rëndë e tillë si kanceri.
“Big Mama” përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram ka sqaruar të gjitha aludimet që janë bërë kohët e fundit në mediat rozë lidhur me gjendjen shëndetësore.
“Fillimisht ju falënderoj shumë të gjithëve që jeni interesuar dhe shkruar për mua e gjendjen time, kam lexuar shkrime të ndryshme e kam dëgjuar muhabete rreth shëndetit tim por nuk kam mundur që të ju përgjigjem të gjithëve, andaj vendosa që përmes këtij mesazhi të ju them të gjithëve miqve dhe dashamirëve por edhe atyre që shpifin e shpikin, unë jam shumë mirë me shëndet, e vërtetë që kam realizuar një operacion në Turqi për një jetë më të shëndetshme, mirëpo nuk kam pasur, as kancer e as nuk e kam humbur vokalin dhee nuk jam në gjendje kritike, por jam shëndosh si molla”, ka shkruar këngëtarja që në realitet quhet Besjana Kasami”, ka shkruar Big Mama.
Ndërkohë, këngëtarja ka pohuar se do të bëjë të ditur të gjitha detajet rreth operacionit tek emisioni Mama’s trip” në ora 15.00 në RTV21. /Telegrafi/