Këngëtarja Big Mama është një ndër personazhet më karizamtikë të estradës dhe televizionit.
Ajo shpesh herë është prononcuar nëpër intervista për jetën e saj private, duke treguar se thjeshtësia është ajo që më së shumti e karakterizon atë si tip.
Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku shihet në kupenë e një treni, gjersa ka shijuar transportin më të arsyeshëm në vend.
Ndonëse jemi mësuar që shpesh ti shohim VIP-at tanë duke udhëtuar me makina të shtrenjta, Big Mama tregoi edhe njëherë se nuk e ka fare problem të përdorë edhe mjete të tilla transporti, si të gjithë njerëzit e tjerë.
Ajo aktualisht i është përkushtuar më shumë emisionit të saj “1 kafe me Mamën”, i cili transmetohet në Radio Televizionin 21 në Maqedoni. /Telegrafi/