Telegrafi

Big Mama këndon edhe në dasma? (Video)

Këngëtarja karizmatike, Big Mama, është e njohur për publikun tashmë si një person mjaft atraktiv dhe që i pëlqen vetëm të qeshë.

Gjatë këtij viti mund të themi lirisht se publiku dhe fansat nuk e kanë ndier aspak mungesën e saj, kjo pasi ajo çdo javë ka qenë e pranishme në televizor në emisionin e saj 1 kafe me Mamën.

Megjithatë, në muzikë nuk mund të themi se ka qenë edhe aq produktive, ajo deri tani vetëm ka qenë pjesë e një bashkëpunimi me Baboo Darabuka dhe Dj Beniti, e ndërsa ka paralajmëruar edhe një projekt të ri solo.

Gjatë këtyre muajve të nxehtë, ajo është angazhuar edhe me koncerte, por më e çuditshmja është se Bigi ka filluar të këndojë edhe nëpër dasma. Së fundmi ajo na ka habitur teksa ka postuar disa video në Snap Chat, ku shihet bashkë me një këngëtar tjetër duke kënduar në një dasmë në Tetovë.

Mesa duket fitimi i këngëtarëve që këndojnë nëpër dasma ka bërë që të jetë si një “magnet” edhe për këngëtaret e rrymave tjera, kjo pasi nuk janë të pakta këngëtarët që kanë kënduar zhanër krejt tjetër dhe tani këndojnë në dasma, mund të përmendim: Ryva Kajtazin, Kaltrina Selimin, Arta Bajramin etj.
/Telegrafi/