Site icon Telegrafi

Big Mama kalon natën në striptiz bar (Foto)

Këngëtarja e ka marr veten pas ndërhyrjes kirurgjike që kishte kohët e fundit.

Big Mama javë më parë ishte operuar në një spital të shtetit turk në lidhje me heqjen e disa kilogramëve.

Por, Bigitos si duket është shëruar dhe tani po vazhdon të frekuentojë edhe klubet e natës, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja mbrëmë ishte një lokal nate të striptizit, ku vallëzojnë femrat gjysmë të veshura.

E këto momente nuk i ka pasur problem t’i shfaq këngëtarja në llogaritë personale në rrjetet sociale.

Ndryshe, Bigu ka kohë që nuk ka publikuar projekte të reja muzikore, por merret vesh se është duke punuar një të tillë.

Vlen të theksojmë se këngëtarja kohët e fundit është përkushtuar në emisionin televiziv ‘Një trip me mamën’. /Telegrafi/

Exit mobile version