Telegrafi

Big Mama ia uron vetes ditëlindjen: Pas operacionit duket në formë fantastike (Foto)

Big Mama feston sot ka festuar ditëlindjen e 31, me ç’rast ka uruar veten.

Ajo ka bërë publike një foto nga festa që ka nisur në mesnatë.

Për të parën herë Big Mama shfaqet e veshur me fustan pas ndërhyrjes që bëri.

Ajo duket se ka humbur shumë kilogramë dhe pa to është në formë të shkëlqyer, transmeton Telegrafi.

Kjo ishte ndoshta dhurata e saj për veten me rastin e ditëlindjes, kurse ky ishte urimi “Urime ditëlindjen për mua”.

Lexo po ashtu Big Mama kalon natën në striptiz bar (Foto)

Kujtojmë se ditë më parë këngëtarja kishte kaluar natën në një lokal të natës, e cila kishte bërë bujë të madhe në mediat shqiptare.

Ndryshe, Bigu ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor dhe se kohën ia ka përkushtuar punës në RTV 21, ku me sukses po moderon emisionin “1 Trip me mamën”.  /Telegrafi/