Shumë fytyra të njohura publike morën pjesë në dasmën e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, mirëpo ishte një këngëtare e cila mungoi.
Bëhet fjalë për Big Mamën e cila përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka treguar se i ka mbet pikë në zemër që nuk ka arritur të jetë prezente.
Besohet që shkaku i pushimeve këngëtarja e ka pasur të pamundur të mbërrijë në dasmën e çiftit e cila është mbajtur mbrëmë.
“O vëllau im i dashur @bes_kallaku me ka mbet një pikë në zemër që nuk mund të jem aty prezente në këtë ditë tënden të vecantë dhe të ju uroj martesën dy pëllumbave, me porosinë plot gëzime e dashuri, ju uroj shumë fat e lumturi e gjithë të mirat në jetë, uroj që të dy të jeni më të lumturit në rruzullin tokësorë, që të bëheni zotëruesit e dashurisë dhe lumturisë së përhershme, shëndet të plotë dhe suksese në të ardhmen, fat në të gjitha sferat e jetës, ju dëshiroj të trashëgoheni, sinqeriteti dhe mirëkuptimi mbizotëroftë në shpirtat tuaj fisnik por mbi të gjitha dashuria, harmonia dhe jeta të jetë sa më e begatshme ashtu si e ka shkruar i madhi Zot për ju të dy. U shtofshi dhe u plakshi bashkë të gëzuar dhe duke realizuar qëllimet dhe ëndërrat e jetës tuaj. Uroj të jetoni bashkë e të lumtur e me plot dashuri si dy zogj, poashtu edhe me shumë kalamaj. Ju dua dhe ju përqafoj shumë” ka shkruar Big Mama./Telegrafi/