Aleancat në shtëpinë e Big Brotherit janë më të lëkundura se kurrë. Zhvillimet e përditshme kanë bërë sjellë edhe luhatje e përballje të shumta mes çifteve.
Katerina është njëra prej të zhgënjyerave. Ajo nuk fsheh mërzitjen për çiftin Danjel-Fotini dhe ndryshimin e tyre.
Mërzitjen më të madhe Kati e ka me Fotininë dhe afrimitetin që ajo ka krijuar së fundmi me Fiorentinën, e cila thotë Katerina, e thërriste deri më tani pornostare.
“Bravo të qoftë që ke zënë shoqëri me të, se ishte pikërisht ajo që deri dje të thërriste pornostare dhe tani ti shkon pas saj”, i thotë ajo Armelës.
Të dyja vajzat flasin më pas për Danjelin, për të cilin kanë konsiderata. Katerina thotë se Danjelin e ka si vëlla dhe se do t’ja thotë veç të gjitha vërejtjet që ka për të dhe për Fotininë. /Big Brother/