Është duke u mbajtur nata Prime e shtëpisë më të famshme, Big Brother VIP Kosova.
Mbrëmja nisi duke komentuar spektaklin, në një moment u bë e ditur se ‘Big Brother VIP Kosova’ është fjala më e kërkuar në Google përgjatë 30 ditëve.
Prezantuesi i këtij formati, Alaudin Hamiti, ka njoftuar se top pesë fjalët më të kërkuara kanë të bëjnë me BBVK.
“A e dini se cilat janë pesë fjalët më të kërkuara në Google në Kosovë për 30 ditët e fundit?”, ka qenë pyetja që moderatori ia drejtoi banorëve.
Ata njëzëri theksuan se ‘Big Brother VIP’ – duke lënë të nënkuptohet se ky ‘reality show’ ka pushtuar Kosovën.
Ky format televiziv nisi saktësisht mbrëmjen e 5 dhjetorit (e hënë) dhe në fillim ishin gjithsej 14 konkurrentë.
Nga BBVK janë larguar disa persona si: Alisa & Urimi, MC Beka dhe Gigliola Haveriku. /Telegrafi/