Po vazhdojnë të jenë të shumë komentuara ngjarjet që po ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Personazhet VIP të shtëpisë së Big Brother, po krijojnë situata të ndryshme për të thyer monotoninë.
Së fundmi, kanë qenë ish-futbollisti Kledi Hysi dhe aktori Donald Veshaj, ata të cilët kanë krijuar një situatë komike në oborrin e shtëpisë.
Dy djemtë janë mbuluar me peshqir, duke mbuluar edhe pjesën e gjoksit, ashtu siç bëjnë gjinia femërore.
Ata kanë sfiluar para vajzave duke i imituar ato, me ç’rast kanë shkaktuar të qeshura te banorët tjerë që ndodheshin aty pranë.
Big Brother VIP përndryshe është kthyer në një nga spektaklet më të komentuara të momentit, teksa banori i parë që është eleminuar nga shtëpia, ka qenë shkrimtari Elhaid Cufi. /Telegrafi/