Site icon Telegrafi

Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, të martën kumtohet masa ndëshkuese nga Vëllai i Madh

Big Brother VIP Albania 4

Një njoftim zyrtar vjen nga Big Brother VIP Albania 4 pas ngjarjeve të ndodhura në shtëpinë më të famshme.

Vëllai i Madh bën të ditur se u anulua televotimi dhe se ndëshkimi do të kumtohet në spektaklin e së martës.

Nuk ka detaje më shumë rreth asaj se çfarë do të ndodhë apo nëse do të eliminohet ndonjë banor.

Njoftimi i plotë:

“Njoftim zyrtar

Për shkak të sjelljeve bullizuese denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh njofton se ka vendosur të anulojë televotimin aktual.

Në shoun e së martës, do të komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë”. /Telegrafi/

Exit mobile version