Telegrafi

“Big Brother Vip Albania 3” thyen rekord të audiencës televizive, dyfishi i shikueshmërisë në krahasim me BBVA 2

Shtëpia me e famshme në Shqipëri “Big Brother Vip Albania 3” po thyen çdo rekord të audiencës, duke u kaluar edhe shifrat e një edicioni më parë.

Treguesit në rrjetet sociale flasin për një sukses absolut kur jemi vetëm në muajin e parë të bashkëjetesës së vipave shqiptarë në shtëpinë e Big Brother, transmeton Top Channel.

Nëse krahasojmë shifrat e këtij edicioni me të njëjtën kohëzgjatje në nisje të edicionit Big Brother Vip 2 rezulton se 22 ditë BBVA3 është parë në YouTube 9 milionë orë, ndërsa BBVA 2 4.3 milionë orë.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Sipas Top Channel, numri maksimal i ndjekësve në ‘livestream’ në BBVA 3 ka qenë 189.245 ndjekës, ndërsa në BBVA 2 numri maksimal i arritur ishte 175 mijë ndjekës.

Jo vetëm në YouTube, por edhe në Instagram në vetëm këto tre javë të para është konfirmuar thyerja e të gjitha rekordeve të vendosura në Big Brother Vip Albania 2.

Foto: Ledion Liço/Instagram

Kështu në BBVA 2 postimet në Instagram janë parë nga 1,5 milonë ndjekës, ndërsa në BBVA 3, ‘reach’ ka arritur në 5.8 milionë, teksa gjatë kësaj kohe janë shtuar edhe rreth 80 mijë ndjekës në faqe.

Dyfishi i audiencës në krahasim me BBVA 2, që ka tërhequr ky edicion i tretë, flet për një sukses të padiskutueshëm teksa jemi ende në muajin e parë, çka krijon premisën se fundi i këtij spektakli televiziv do të shënojë rekorde të paarritshme në historinë televizive të mediave shqiptare, thotë Top channel. /Telegrafi/