Edisoni është përjashtuar nga shtëpia e Big Brother vetëm disa ditë pasi ka nisur aventurën e tij në shtëpinë e famshme, raporton Telegrafi.
Largimi i tij, që u konfirmua përmes njoftimit të zëshëm të “vëllait të madh” në shtëpi, është bërë për shkak të një kërcënimi që ai i bëri një banori tjetër aty, Sokolit.
Edisoni fillimisht ishte paralajmëruar se një vendim i saktë rreth tij dhe Sokolit do të merret së shpejti, por ai kishte kërkuar që vendimi të ishte i menjëhershëm.
“Banorë!
Në këtë shtëpi janë thyer rregullat.
Edisoni i vuri kushte Big Brother-it.
Big Brother mori një vendim.
Edisoni nuk është më banor i Big Brother.
Deri në një vendim të dytë shtëpia ka vetëm një lider, ajo është Zaida”.
Pas largimit, banorët kanë debatuar nëse dalja e tij ishte e nevojshme ose jo, me Zaidan, që mendon se Edisoni u provokua nga Sokoli dhe kjo bëri që ai ta kërcënonte.
Kujtojmë se rregullat e shtëpisë së famshme ua ndalojnë banorëve që të ushtrojnë dhunë fizike, verbale, të kërcënojnë apo t’i kanosen njëri-tjetrit. /Telegrafi/